Evertoni ka arritur të fitojë ndaj Arsenalit në minutat e fundit të ndeshjes. Vendasit mposhtën “Topçinjtë” me rezultat 2:1, falë një goli në minutat e fundit të ndeshjes.
Ndeshja ishte e qetë deri në minutat e fundit të pjesës së parë. Në të 44-tën, Richarlison realizoi, por pas rishikimit të VAR-it, ai u anulua për pozitë jashtë loje.
Nuk vonoi shumë dhe në minutën 45+2, Odegaard me një gol të bukur kaloi “Topçinjtë në epërsi, shkruan Express.
Në minutën e 58-të Richarlison shënoi sërish, por goli iu anulua prapë nga VAR-i për offside.
Në minutën e 79-të ishte gjithçka në rregull. Richarlison shënoi më në fund një gol të rregullt sonte dhe barazoi shifrat.
Në minutën e 90+2, Gray me një gol të jashtëzakonshëm ia solli fitoren Evertonit.
Me këtë humbje, Arsenali mbetet i shtati me 23 pikë, kurse, Everton ngjitet në vendin e 12-të me 18 pikë.