Fjalë Kyçe

Greca vishet kuq e bardh

Greca vishet kuq e bardh

Gjilani sot ka arritur marrëveshje me sulmuesin e krahut nga Tirana, Bedri Greca.

28 vjeçari sot ka finalizuar marrëveshjen me Gjilanin, të cilin do ta mbaj si futbollist të skuadrës për edicionin e ardhëshëm gaures në Ipko Superligë.

Bedri Greca i lindur në Tiranë, në skuadrën e Gjilanit transferohet nga skuadra e qytetit të tijë me po të njejtin emer, KF Tirana.Sulmuesi i ri i Gjilanit më parë ka mbrojtur ngjyrat e shumë skuadrave nga kampionati shqipëtar, ku vlenë të ceken ato të Flamurtarit, Kukësit dhe Luftëtarit.28 vjeçari bartë mjaftë përvojë mbas vete ku ka zhvilluar mjaftë kampionte të suksesëshme me skuadrat paraprake ku kishte luajtur.

Edicionin e fundit, Greca ishte paraqitur për skuadrën e Tiranës, ku kishte zhvilluar një kampionat të suksesëshëm në aspektin personal dhe ishte prezent në formacionin startues në skuadrën e tijë të udhëhequr nga kryetrajneri Ardian Mema, ku kishte realizuar 4 gola dhe 6 asistime, për bashkëlojtarët e tijë.Greca ediconin e fundit kishte arritur edhe në finalen e kupës së Shqipërisë, ku ishte mposhtur në ndeshjen finale nga Kukësi me rezultat 2 me 1.

Greca në skuadrën e Gjilanit bëhet transferimi i 6 në këtë afat kalimtar.Gjithashtu bordi drejtues i skuadrës po punon me mjaftë intenzitet, për të sjellur edhe përforcime të tjera në kampin kuq e bardhë, ku po synohet të ndërtohet një ekip konkurues për edicionet e radhës në Superligën e Kosovës në futboll. /Gazeta Alo