Fjalë Kyçe

Grenell: Ideja e këmbimit të territoreve ishte e John Boltonit, jo e Trumpit

Grenell: Ideja e këmbimit të territoreve ishte e John Boltonit, jo e Trumpit

Richard Grenell, i dërguari i posaçëm amerikan për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë e ka bërë të çartë edhe një herë se e kujt ishte ideja e shkëmbimit të territoreve mes dy shteteve Kosovë e Serbi.

Gjatë një interviste në Fox News ai u pyet nga gazetarja rreth takimit që do të mbahet në Washington me 27 qershor, transmeton Gazeta Express.Sqaroi se çështja e shkëmbimit të tokave mes dy shteteve nuk ishte ide e presidentit aktual të Amerikës.

“Për momentin jam në një situatë ndryshe, për shkak te situatës së krijuar nga John Bolton që ka qenë tjetër nga presidenti Trump në raport me Kosovën dhe Serbinë. Mua më është dashur te luftoj gjatë gjithë kohës me thashethemet për shkëmbim të territoreve, qe nuk është në asnjë mënyrë politikë e Trump, por te dyja palët thonë se kjo u është thënë nga Bolton” , ka thënë Grenell gjatë kësaj interviste.

Prandaj Grenell thotë se është duke luftuar me këtë thashethem që ka rrjedhur nga fakti që Bolton ka ndjekur një politikë të veten e jo të presidentit Trump.

“Kur pranon të punosh për një President si Trump, që është njeri që dëshiron të ndryshoj Washingtonin, nuk mund te veprosh si John Bolton. Si përfundim kjo nuk është një konflikt në mes të Demokrateve dhe Republikaneve, por një “lufte” ne mes te WSashingtonit Zyrtar me pjesës tjetër të Amerikes”.

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1272914710933852166

Kanë mbetur vetëm edhe tetë ditë deri në takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë, ku liderët e Kosovës dhe Serbisë do të takohen me ndërmjetësimin e emisarit të Donald Trumpit, Richard Grenell, dhe do të priten edhe nga këshilltari kryesor i presidentit amerikan, Robert O’Brien.

Lidhur me këtë takim dje ka shkruar edhe Ambasada Amerikane në Prishtinë, e cila ka përcjellë një deklaratë të Richard Grenellit, në të cilën thuhet se takimi në Ëashigton do t’i hapë dyert për zhvillimin ekonomik të rajonit.

“Kjo mundësi në Shtëpinë e Bardhë i hap dyert për një zhvillim të ri ekonomik dhe të investimeve. SHBA-ja shpreson që liderët e Kosovës dhe Serbisë do të shfrytëzojnë këtë mundësi për t’u rikthyer në dialog dhe për ta nisur një etapë të re të stabilitetit dhe prosperitetit. Njerëzit e rajonit e meritojnë këtë”, thuhet në postimin e Ambasadës Amerikane të Prishtinë në Tëitter.