Këngëtarja shqiptare, Bleona Qerreti ka njoftuar se është takuar me të dërguarin special të presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, derisa tregoi se e përkrah Donald Trumpin për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporton Express.
Ajo postoi edhe një foto bashkë me Grenell në llogarinë e saj në Instagram.
E të njëjtën foto e ka shpërndarë sot edhe vetë Grenell në llogarinë e tij, duke e cilësuar Bleonën si yll ndërkombëtar.
Kjo foto është realizuar gjatë një takimi që dyshja kanë zhvilluar me shqiptaro-amerikanët në Detroit.
https://www.instagram.com/p/CG9yBkAA2iD/?utm_source=ig_embed