Fjalë Kyçe

Grenelli i kundërpërgjigjet Veselit: SHBA kërkon t’i japësh mbështetje heqjes së taksës menjëherë

Grenelli i kundërpërgjigjet Veselit: SHBA kërkon t’i japësh mbështetje heqjes së taksës menjëherë

Ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell sërish i është kundërpërgjigjur kreut të PDK-së, Kadri Veseli përmes një postimi në Twitter.

Gjatë ditës së sotme Grenell reagoi ndaj deklaratave të kreut të PDK-së, Kadri Veseli, i cili kërkoi nga kryeministri Albin Kurti të mos e largojë taksën, duke i thënë se Amerika ka kërkuar një gjë të tillë dhe se Kurti ka të drejtë në këtë çështje.

Veseli i përgjigjet Grenellit: Albini është gënjeshtar, plani im i qartë prej janarit 2019

Ndaj kësaj deklarate kishte reaguar Veseli, duke thënë se Albin Kurti është gënjeshtar. Lideri i PDK-së ka thënë se plani i tij për çështjen e taksës është i qartë qysh nga janari i vitit 2019.

Ndërsa Grenell ka reaguar sërish, duke i thënë Veselit se është i gatshëm t’ia sqarojë atij përse duhet hequr taksa menjëherë.

“Jam i lumtur të flas me ju kurdo për t’ua sqaruar se përse SHBA-ja mendon se ju duhet të mbështesni heqjen e tarifave 100 për qind menjëherë”, ka shkruar Grenell në Twitter.