Fjalë Kyçe

Grenelli kërkon që administrata e Bidenit t’i dënojë deklaratat e Kurtit

Grenelli kërkon që administrata e Bidenit t’i dënojë deklaratat e Kurtit

Ish i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell, për të tretën ditë rresht po merret me akuza kundër kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Këtë herë ai është marrë me qëndrimin e Kurtit pro bashkimit me Shqipërinë.

Duke marrë për bazë një raportim të disa ditëve më parë kur Kurti kishte thënë se do të votonte pro bashkimit kombëtar, Grenelli ka kërkuar që administrata e re në SHBA të dënojë deklaratat e tij.

“Kjo duhet të dënohet nga Joe Biden dhe administrata e tij. Përse Albin Kurti po flet për zhbërjen e shtetit të tij?!” ka shkruar Grenelli në Twitter duke etiketuar Departamentin e Shtetit e Ambasadën e Amerikës në Kosovë.

Grenelli qe tri ditë po merret vazhdimisht me kritika e akuza ndaj Kurtit dhe VV-së që fituan në zgjedhjet e 14 shkurtit, me 49.95 për qind. Kurti nuk po i përgjigjet.