Fjalë Kyçe

Greqia goditet nga tetë tërmete për 24 orë, dridhjet vazhdojnë edhe sot

Greqia goditet nga tetë tërmete për 24 orë, dridhjet vazhdojnë edhe sot

Gjatë 24 orëve të fundit, Greqia është goditur nga tetë tërmete me magnitudë prej 3 ballësh.

Gjithashtu gjatë ditës së djeshme në shtetin grek janë shënuar edhe rreth 43 tërmete të tjera me magnitudë prej 2 ballësh që njerëzit normalisht nuk e ndjejnë.

Ndërsa edhe gjatë mëngjesit të sotëm në Greqi kanë vazhduar dridhjet e tokës, njofton Klankosova.tv.

Sipas faqes për zbulim të tërmeteve, “Volcano discovery”, tërmeti i ditës së sotme ishte prej 3,8 ballësh dhe epiqendrën e kishte në juglindje të qytetit Phthiotis.