Skuadra e Greqisë është nisur për në Kosovë për shkak të ndeshjes e cila do të luhet nesër në kuadër të Ligës së Kombeve.
Përmes një postimi në rrjetin social, Twitter, grekët njoftojnë se tashmë ia kanë mësyer Prishtinës, transmeton lajmi.net.https://twitter.com/EthnikiOmada/status/1533008546111037440?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1533008546111037440%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fgreqia-niset-ne-kosove-per-ndeshjen-e-se-dieles%2F
Ndeshja do të luhet të dielën mbrëma, më fillim nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kosova e ka fituar lojën e parë në grup ndaj Qipros me rezultat 2-0 dhe trepikëshin synon ta marrë edhe nesër, për ta kryesuar e vetme grupin.