Fjalë Kyçe

Grevat do të ishin të padobishme derisa Gjykata nuk e thotë fjalën përfundimtare

Grevat do të ishin të padobishme derisa Gjykata nuk e thotë fjalën përfundimtare

Po ashtu ai ka thënë se pasi që po bëhet fjalë për një vendim të marrë nga Gjykata Kushtetuese nuk mund të ketë një instancë që do ta rrëzonte këtë vendim.

‘Bëhet fjalë për një vendim për pezullim nga Gjykata Kushtetuese që domethënë se nuk ka një instancë që do ta rrëzonte atë vendim që ka afat kohor si i tillë’, shkruan Indeksonline.

Rrahman Paçarizi përveq tjerash ka dyshuar se këto vendime edhe mund të jenë duke u bërë vetëm me qëllim të destabilizimit të vendit, ‘Më duket se kësaj pune i vie era orkestrim per destabilizim të vendit, sidomos në kohën kur jemi ende pa institucione’.

Ndërsa për efektin që mund ta kenë këto greva te nxënsit Profesori i UP-së tha ‘Efekti i grevave ka me qenë frustrimi i nxënsve dhe prindërve dhe një cikël tjetër përplasjesh nëse MASHT ka me vendosë që të mos ua paguajë arsimtarëve grevistë kohën e humbur në grevë, ndërsa nxënësit do ta  “kompensojnë” mësimin e humbur të shtunave e verës. Imagjinoni çfare mësimi do të bëhet atëherë’.