Fjalë Kyçe

Grezda: Jam shumë i lumtur te Rangers, kam vetëm një problem

Grezda: Jam shumë i lumtur te Rangers, kam vetëm një problem

Konsiderohet si një nga pikat referuese në kombëtaren shqiptare. 23-vjeçari nga Gjakova bëri transferimin e madh të karrierës më 2018, duke kaluar nga NK Osijek (Kroaci) në futbollin britanik.

Më 31 gusht, klubi skocez i Rangers konfirmoi nënshkrimin e kontratës 4-vjeçare me shqiptarin.

Prej asaj kohe, Grezda ka luajtur 667 minuta lojë, në të gjitha garat ku merr pjesë skuadra e tij, duke shënuar edhe 2 gola më 11 nëntor, në fitoren e thellë 7-1 kundër 7-1 Motherwell.

Faqja e klubit po interviston këtë fundviti lojtarët e vet dhe radha i ka mbërritur edhe Grezdës.

Në mënyrë të përmbledhur e të shkurtër ai iu është përgjigjur pyetjeve, duke nënvizuar: “Jam vërtet shumë i lumtur dhe i kënaqur që jam pjesë e Rangers-it. Mua më pëlqen gjithçka që është këtu, duke nisur nga klubi, stafi teknik, lojtarët, tifozët dhe qyteti. Ushqimi dhe restorantet janë një pjesë tjetër, që dua ta veçoj dhe më pëlqejnë këtu. E vetmja gjë që nuk është e mirë për mua, janë kushtet atmosferike. Megjithatë, kam filluar të mësohem edhe me to”.

23-vjeçari kuqezi është i dëmtuar dhe nuk mund të luajë për një javë, ndaj do të mungojë në ndeshjen e sotme, Rangers-Hibernian, raportojnë mediet shqiptare.