Gjatë ditës së sotme, sulmuesi francez ka zgjedhur formacionin më të mirë sipas tij, në lojën e famshme PES.
Në këtë formacion të zgjedhur nga Griezmann, ai fut në mbrojtje dyshën e Real Madridit, Sergio Ramos dhe Raphael Varane, duke lënë anash kështu bashkë-lojtarin e tij tek skuadra e Atletico-s, Diego Godin.
Skuadra e plotë e Griezmann është si vijon:
Oblak, Bellerin, Ramos, Varane, Alex Sandro, Pogba, Beckham, Maradona, Messi, Ronaldinho dhe Griezmann. Përveç kësaj, në stol janë lojtarë si Neymar, Cristiano Ronaldo ose Gullit.