Fjalë Kyçe

Griezmann pas fitores kundër Getafe: Ishte e vështirë, vuajtëm shumë

Griezmann pas fitores kundër Getafe: Ishte e vështirë, vuajtëm shumë

Antoine Griezmann ka dhënë disa komente pas triumfit të Barcelonës kundër Getafe.

Barcelona arriti të arkëtonte tri pikë të reja në La Liga, duke mposhtur Getafen në ‘Camp Nou’, falë golave të Sergi Roberto e Antoine Griezmann.

Pas ndeshjes, Griezmann është shprehur i lumtur me fitoren. Ai tha se ishte e vështirë për skuadrën, si dhe zbuloi detaje rreth raporteve të tij me Leo Messin.

“Ne e dinim se ishte e vështirë të luanim kundër tyre. Ne provuam të qëndrojmë të qetë dhe dominuam posedimin. Ishte e vështirë dhe vuajtëm shumë” ka thënë Griezmann, transmeton lajmi.net.

“Jam këtu për shtatë muaj tani. Ne po mësojmë lëvizjet e njëri tjetrit (me Messi) dhe ne do të përmirësohemi akoma”, ka shtuar francezi.

Griezmann shënoi golin e tij pikërisht pas asistimit të Lionel Messi, kur zhbllokonte sfidën në minutën e 33’.