Fjalë Kyçe

Griezmann te Barcelona, Valverde zbulon të vërtetën mbi situatën

Griezmann te Barcelona, Valverde zbulon të vërtetën mbi situatën

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, njëlloj sikurse ndodhi edhe me Guardiolan e Tuchel, gjatë konferencës për mediat u detyrua tu përgjigjej pyetjeve që lidheshin me sulmuesin francez, kampion bote në fuqi, Antoine Griezmann.

Ky i fundit, ka njoftuar publikisht se nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Atletico Madrid për sezonin e ardhshëm, duke mbyllur aventurën e tij 5-vjeçare në “Wanda Metropolitano”.

Jo më larg se një vit më parë, Griezmann prishi planet e katalanasve vetëm në momentin e fundit, kur njoftoi se nuk do tu bashkohej, por tashmë blaugranat rikthehen në favoritë për shërbimet e francezit.

“Kemi thënë gjithmonë të njëjtën gjë për atë. Është në një skuadër tjetër, është një lojtar i madh, nuk është hera e parë për të cilin flasim. Kaq është e gjitha. Të shohim nëse në përfundim do të vijë te Barcelona, unë nuk e di. Është vetëm një supozim, mund të vijë ose jo, të shohim”, deklaroi trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde.