Fjalë Kyçe

Gruaja e ‘infektuar me coronavirus’ ikë nga spitali në Austri, alarmohet policia

Gruaja e ‘infektuar me coronavirus’ ikë nga spitali në Austri, alarmohet policia

Gruaja 31-vjeçare u largua nga Spitali i Salzburgut në Austri, ku ishte mbajtur në izolim që nga e marta sepse mjekët dyshuan se ajo ishte infektuar nga coronavirusi.

Një grua që dyshohet se ishte e infektuar nga coronavirusi u largua nga reparti i saj i izolimit në Austri, duke shkaktuar një alarm te policia.

Të martën gruaja erdhi vullnetarisht në Qendrën Mjekësore Universitare të Salzburgut afër kufirit gjerman. Megjithatë, 31-vjeçarja u zhduk nga dhoma e saj brenda natës, transmeton Telegrafi.

Një operacion i madh kërkimi filloi nga policia që ta gjente atë.

Gruaja kishte udhëtuar nga Tajvani në Zelandën e Re më 7 janar, përpara se të shkonte përsëri në Austri më 26 janar.

Ajo kishte përjetuar probleme të frymëmarrjes gjatë fluturimit. Një ambulancë e pajisur posaçërisht për të trajtuar infeksionet, iu dërgua gruas që u dërgua në Spitalin Universitar.

Shtrati i pacientit u gjet bosh rreth orës 3 të mëngjesit të kohës lokale, kur një infermiere shkoi ta kontrollonte.

Policia, drejtoria mjekësore shtetërore dhe departamenti i shëndetësisë së qytetit ishin të informuar të gjithë.

Ka pasur raste të shumta të dyshuara me coronavirus në Austri.

Në fund të janarit një çift nga Salzburg u vendosën në izolim pasi u kthyen nga Shanghai me vështirësi në frymëmarrje.

Në Vjenë 500 shtretër janë caktuar për njerëzit me sëmundje, me 200 të tjera në dispozicion në spitale private nëse kërkohet.