Fjalë Kyçe

Gruaja e Nasim Haradinajt: Specialja e ka kidnapuar burrin tim

Gruaja e Nasim Haradinajt: Specialja e ka kidnapuar burrin tim

Bashkëshortja e ish-nënkryetarit të OVL-UÇK-së, Nasim Haradinajt, Gjejlane Haradinaj, ka folur për gjendjen dhe procesin me të cilin po përballet bashkëshorti i saj, në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

“U ndjeva shumë e shqetësuar, jo sepse e kanë arrestuar, por mënyra si e akuzojnë m’u duk shumë e padrejtë, sepse e kanë kidnapuar”, tha Haradinaj.

Tutje, ajo tregoi se familjarët kanë pasur mundësi që ta vizitojnë Haradinajn që dy muaj, por që ajo nuk ka mundur për shkaqe shëndetësore, duke shtuar se planifikon ta vizitojë më 15 tetor.

Ajo tutje ka folur edhe për situatat para arrestimit të Haradinajt dhe Gucatit.

“Organizata është sindikatë që ka detyrë me i mbrojt punëtorët e vet, për atë janë dalë edhe Hysniu edhe Nasimi me i mbrojt punëtorët e tyre kur ata i kanë nxjerrë jashtë”, tha ajo në Klan Kosova.

Familjarët e Nasimit i kanë kërkuar leje atij që të bëhet ankesë te shteti suedez për arrestimin e tij, pasi Haradinaj ka shtetësinë e atij vendi, porse ai, sipas saj nuk ka pranuar.