Fjalë Kyçe

Gruaja e Ronaldos e përjetoi rëndë eliminimin e Juventusit

Gruaja e Ronaldos e përjetoi rëndë eliminimin e Juventusit

Juventusi është eliminuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve teksa është mposhtur në ndeshjen e dytë nga Ajaxi I Amsterdamit në Torino me rezultat 2:1.

Goli i Cristiano Ronaldos nuk ka mjaftuar që ‘Zonja e Vjetër’ të kaloi tutje pasi që futbollistët e Ajaxit me një lojë tejet të bukur, arritën që të fitojnë me një gol diferencë, (2:1).

De Beek dhe Matthijs de Ligt realizuan golat për ekipin holandez.

E pranishme në këtë sfidë ishte edhe gruaja e Ronaldo, Georgina Rodriguez e cila pas ndeshje është parë shumë e dëshpëruar.

Kujtojmë se Ronaldo është transferuar në Juve nga Real Madrid pikërisht për ta fituar trofeun e Ligën së Kampionëve.

Në edicionin e tij të parë në Itali nuk ia doli.