Fjalë Kyçe

Gruaja krijon 30 profile të rreme në Instagram për të futur në burg ish-të dashurin e pafajshëm

Gruaja krijon 30 profile të rreme në Instagram për të futur në burg ish-të dashurin e pafajshëm

E dashura e refuzuar e një të riu është burgosur sot pasi kishte krijuar 30 profile të rreme në rrjetin Instagram me qëllim të inskenonte akuza të rreme ngacmimesh seksuale për ish-të dashurin.

20-vjeçarja Courtney Ireland-Ainsworth, ka denoncuar 22 vjeçarin Louis Jolly, për ngacmime dhe kërcënime sulmi fizik – çka i solli atij ndjenja vetëvrasjeje teksa hetohej nga policia për afro katër muaj.

Ajo ka dhënë 10 deklarata në polici, çka bënë që ai të arrestohej gjashtë herë duke kaluar një total prej më shumë se 80 orësh në paraburgim.

Ainsworth i tha policisë se i dashuri e kishte bombarduar me mesazhe të pista pas ndarjes së tyre, dhe se e kishte kërcënuar se “do të të ngul thikën në gjoks”.

Zoti Jolly u akuzua për sulm fizik dhe përndjekje si dhe u vendos në arrest shtëpie duke humbur vendin e punës.

I riu tha se kishin qenë bashkë për gati dy vjet por ishin ndarë në terma ‘të pranueshme’ në tetor 2019.

Por Ainsworth kishte nisur atëherë “gënjeshtra të qëllimshme e dashakeqe” pasi kishte nisur të shoqërohej me të dashurin e ri Declan Rice.

Prokurori Paul Blasbery tha se ajo kishte bërë telefonata të shumta në polici nga korriku deri në dhjetor 2020, ku tregonte mesazhet në llogaritë e saj në Instagram për të cilat pretendonte se vinin nga Jolly.

Por kur policia mori të dhënat nga rrjeti Facebook, mësoi se 17 llogari në Instagram ishin krijuar nga dy email-et e Ainsaorth me adresa kompjuterike IP që vinin nga shtëpia dhe celulari i saj.

Jolly protestonte për pafajësinë e tij gjatë gjithë marrjeve në pyetje në polici, derisa akuzat ndaj tij ranë dhe vajza pranoi manipulimin transmeton tch.

Në dëshminë e viktimës ai tha: “Kisha raste kur besoja se nuk ia vlente të jetonte më dhe se isha më mirë i vdekur”.

Teksa Ainworth përlotej duke pranuar krimin, gjykatësi Ian Harris i tha: “Ti krijove një rrjet dashakeq manipulimi për afro pesë muaj, me akuza që kishin pasoja të rënda te viktima”.

Ainsworth, nga rajoni britanik Cheshire, u burgos për 10 muaj nga gjykata e Liverpool për pengim të kursit të drejtësisë.

Ajo ka marrë një urdhër 10-mujor mos-kontaktimi me viktimën.