Fjalë Kyçe

Gruaja në Kinë shpenzon rreth 16 mijë dollarë për të surprizuar qenin për ditëlindje

Gruaja në Kinë shpenzon rreth 16 mijë dollarë për të surprizuar qenin për ditëlindje

Mund të duket e pazakontë, por ka ndodhur në realitet. Një grua kineze ka harxhuar pothuajse 16 mijë dollarë për të festuar ditëlindjen e qenit të saj.

Ajo mori me qira 520 nga pajisjet fluturuese për formuar mesazhin “Gëzuar 10 vjetorin e lindjes të Doudou”, në qiell mbi lumin Xiangjiang në Changsha.


Dronët më pas fluturuan në formacione që formuan modele të një torte ditëlindjeje.

Gruaja e cila nuk ka dashur të identifikohet, ka harxhuar 100 mijë yuan, pra rreth 15,700 dollarë për t’i marrë me qira dronët.

Mirëpo, duket se jo gjithçka ka shkuar si duhet, pasi autoritet kanë reaguar rëndë, përcjell abcnews.al.

Sipas një zyrtari, njerëzit duhet të kërkojnë miratimin e policisë përpara se të mobilizojnë fluturimin e dronëve në zonat e banuara.