Fjalë Kyçe

Gruaja nga Deçani që lavron dhe vozitë të gjitha mjetet bujqësore

Gruaja nga Deçani që lavron dhe vozitë të gjitha mjetet bujqësore

Ajne Nitaj, është një grua nga fshati Drenoc i komunës së Deçanit, e cila së bashku me bashkëshortin e saj, Ymer Nitaj, kanë në pronësi një fidanishte e cila merret me prodhim të materialit fidanor dhe dru-frutor që 17 vite.

Në këtë fidanishte, përveç punëtorëve sezonal, punën më të madhe e bëjnë pjesëtarët e familjes Nitaj, shkruan Reporteri.net.

Ajnja, tregon se si është krah i djathtë i punës në këtë fidanishte për bashkëshortin e saj.

“Kur është t’u punu ky këtu në fidanishte, më thirrë në telefon e më thotë: “Ajnë, merre traktorin, kamionin, unë ia bi këtu se djemtë në shkolla e fakultete, e mu m’ ka dashtë me i ndihmu gjithmonë.”, ka thënë Ajne Nitaj.

Ajo ka treguar se traktorin e vozitë që 14 vite, po ashtu edhe të gjitha mjetet e tjera të punës.

Në fidanishten e familjes Nitaj kultivohen të gjitha llojet e mollave.

Për më shumë mund të ndiqni videon e mëposhtme.