Një grua pas përleshjes me burrin e saj piu detergjent dhe medikamente, i dyshuari dërgohet në mbajtje në Rahovec
Një grua dyshohet se pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj ka përdorur medikamente dhe detergjente të ndryshme.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 09:00, në Rahovec.
Tutje thuhet se viktima është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është raportuar se viktima femër kosovare është sjellë në emergjencë pasi që, dyshohej se e njëjta pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj të dyshuarin mashkull kosovar dyshohet se ka përdorur medikamente dhe detergjente të ndryshme. Viktima është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.