Lainie Chait, punonjëse kishe nga Australia, ka paditur Kishën e Ubuntu pasi u shkarkua nga puna sepse bëri vaksinën kundër Covid.
Eprori i saj i kishte thënë se injeksioni është “kundër dëshirave të Zotit”.
Klinika fetare e mirëqenies shpirtëtore ku ajo punonte para shkarkimit në tetor promovonte e shiste mjekime alternative ndërsa procesin e vaksinimit të detyruar në Australi e quante “aparteid mjekësor”.
Zonja Chait, tha se kishte humbur vendin e punës pasi disa kolegë zbuluan se kishte shkuar të vaksinohej, raporton e përditshmja britanike.
Në letrën e raportuar nga rrjeti vendas news.com.au, kishte shkruante se vaksinimi i punonjëses binte “kundër… asaj që kërkohet nga Zoti Mbret dhe Krijuesi ynë”.
Letra njoftonte përfundmin e kontratës së punonjëses dhe dënonte qeverinë e rajonit australian të New South Wales për vendosjen “aparteidit të detyruar mjekësor” dhe të “reagimit të ekzagjeruar e jo-proporcional” ndaj pandemisë.
Organizata tha se “nuk pranohen anetare qe vaksinohen vullnetarisht” kunder Covid-19.
Duke folur me rrjetin ABC News, punonjesja e shkarkuar tha: “Në 25 vjetët e fundit nuk kam pasur nevojë për qasjen perëndimore por në këtë rast e mora”.
Tashmë Kisha akuzohet nga zonja Chait për standarde të dyfishta duke i shërbyer klientëve të vaksinuar në qendrat e saj të mirëqenies, por duke refuzuar të punësojë të vaksinuar, përcjell tch.
Karen Burge, zv. presidentja e kishës ka shkruar së fundmi në faqen e saj në Facebook: “Fëmijët tanë nuk janë kavje laboratori.”
Në një tjetër postim ajo shkruante: “Çdo ditë dëgjoj lajme për efekte anësore pas injeksioneve, prandaj s’mund të rri e qetë teksa ata vaksinojnë fëmijët tanë, veçanërisht kur kjo është ende një fazë eksperimentale”.