Manchester City arriti të marrë një fitore mjaft të rëndësishme në xhiron e 30-të, në Premier Ligë, ndaj Burnley.
Me golat e Kevin de Bruyne dhe Ilkay Gundogan, Manchester City e mori përsëri kreun e tabelës.
Pas ndeshjes trajneri i Man City, Pep Guardiola u ankua, për gjendjen jo të mirë të barit në stadiumin ‘Turf Moor’.
“Luanim për të fituar ndeshjen, krijuam shumë, mënyra se si luajtëm ishte e mahnitshme në një stadium të vështirë me barin jo perfekt”, ishin fjalët e Pep për Sky Sports pas ndeshjes, transmeton lajmi.net.
Manchester City tashmë ka vëmendjen në Ligën e Kampionëve, pasi do të jenë nikoqir të Atletico Madrid të martën në ndeshjen e parë të çerekfinales.