Fjalë Kyçe

“Guardiola është trajneri më i mirë në botë”

“Guardiola është trajneri më i mirë në botë”

Jurgen Klopp ka ngritur në qiell rivalin e tij, Pep Guardiola.

Ditë më parë, ishte trajneri i Man City ai që foli për Sadio Mane, duke e cilësuar lojtarin edhe si aktrues në fushë.

Këto komente nuk i kanë pëlqyer aspak trajnerit të Mane, Klopp, megjithatë ky i fundit nuk ka ndonjë inat me spanjollin.

Pak ditë para ndeshjes, Klopp ka thënë edhe disa fjalë tjera për rivalin e tij, Guardiola, por kësaj radhe duke e vlerësuar lartë.

“Jam në situatën e njëjtë sikur ai: Ne vazhdimisht pranojmë pyetje dhe ndonjëherë thojmë atë që është në mendjen tonë, pa menduar tjerat gjëra” ka thënë Klopp, transmeton lajmi.net.

“Jam në rregull me të. Nuk mund të kisha më shumë respekt Guardiolan, e njoh për kohë të gjatë. Është gjë e madhe të jem konkurrenti i tij.”

“Për mua, ai është trajneri më i mirë në botë dhe ne kemi shansin të fitojmë kundër skuadrës së tij, gjë që është shumë e vështirë” ka thënë tutje gjermani.

Mbetet të shihet se çfarë do të përgatit Klopp si plan për të ndalur skuadrën kampione të Premierligës.