Fjalë Kyçe

Guardiola flet për Haalandin dhe Real Madridin në Ligën e Kampionëve

Guardiola flet për Haalandin dhe Real Madridin në Ligën e Kampionëve

Guardiola flet për Haalandin dhe Real Madridin në Ligën e Kampionëve
Para 7 min
Pep Guardiola ka folur për Erling Haalandin dhe Ligën e Kampionëve, duke thënë se kjo garë fitohet duke mposhtur Real Madridin.

Sulmuesi norvegjez humbi një penallti ndaj Bayern Munchen, por më pas shënoi golin e Manchester City në barazimin 1-1.

Kampionët e Anglisë kaluan në gjysmëfinale falë triumfit 3-0 në “Etihad”.

“Erling është gjithmonë i gatshëm kur kemi nevojë për të. Po flasim për një djalë të ri që e ka të ardhmen përpara. Ai do të mësojë shumë me kalimin e kohës, por di të them që është një makineri e jashtëzakonshme”.

“Një makineri e pabesueshme golash! I pëlqen shumë të ndjejë presion. Erling ka treguar personalitet. Penalltia e humbur ndaj Bayernit? Ai donte shumë ta gjuante atë penallti”.

“Do të mësojë shumë në të ardhmen, pas këtij gabimi do të jetë më shumë i sigurt me kalimin e kohës. Lojtarët e mi e ndjejnë shumë eksperiencën që kemi fituar në Ligën e Kampionëve”.

“Duam të mbyllim mirë këtë kompeticion. Ama, të gjithë e kemi të qartë që për të fituar trofeun duhet të mposhtim Real Madridin. Më parë duhej fituar ndaj Barcelonës, tani duhet të mposhtim Realin për të mbërritur te trofeu”, ka thënë Guadriola.