Fjalë Kyçe

Guardiola nuk e vë në dyshim dëshirën për titullin

Guardiola nuk e vë në dyshim dëshirën për titullin

Trajneri i Manchester City ka thënë se skuadrës së tij nuk i mungon aspak dëshira për të fituar titullin e Premierligës.

Man City kanë pësuar një humbje befasuese me rezultatin 2:1 në përballjen kundër Neëcastle, duke mbetur me pesë pikë prapa Liverpool.

Pas kësaj humbjeje, motivimi i lojtarëve të kampionëve në fuqi është vënë në pikëpytje, por këtë nuk e sheh si problem Guardiola.

“Sigurisht se nuk jemi të lumtur për paraqitjen e fundit të skuadrës. Nëse do të mungonte motivimi, nuk do të ishim këtu ku jemi, në të gjitha kompeticionet, dhe në finale të Kupës Carabao apo në 1/16 e finales në Ligën e Kampionëve” ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.

“Kjo javë ishte e vështirë për gjithë top gjashtë skuadrat për të fituar. Por, këto janë sfida dhe të gjithë duhet përballemi me to” ka thënë ndër të tjerash spanjolli.

Manchester City ndeshjen e ardhshme e luan kundër Arsenal dhe nuk mendon për asgjë më pak sesa fitorja.