Raheem Sterling mund të largohet nga Man City.
Sipas ‘The Atletic’, Sterling është i lirë të largohet nga Man City gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton lajmi.net.Trajneri i ‘Citizens’ po kërkon ndryshime në skuadër dhe ardhje të reja si Harry Kane dhe Jack Grealish, ndërsa duket se më nuk ka nevojë për Sterlingun.
Anglezi ka kontratë me Cityn deri më 30 qershor të vitit 2023, por mund të largohet gjatë kësaj vere për një ofertë rreth 90 milionë euro.26-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 49 paraqitje me Kampionin e Anglisë në të gjitha garat, duke realizuar 14 gola dhe 12 asistime.