Fjalë Kyçe

Guardiola pas humbjes ndaj Brentford: Ekipi më i mirë fitoi

Guardiola pas humbjes ndaj Brentford: Ekipi më i mirë fitoi

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka folur në lidhje me humbjen ndaj Brentford.
‘Citiznes’ hasën në befasi në ndeshjen e xhiros 14 në Premier Ligë, pasi u mposhtën në shtëpi 1:2 kundër Brentford.

Kampioni në fuqi nuk tregoi lojë të mirë, andaj edhe pësuan humbje, përcjell lajmi.net

Pas ndeshjes trajneri i Man City, Guardiola tha se fitoi ekipi më i mirë.

“Ekipi më i mirë fitoi. Ne kishim shumë probleme dhe nuk mundëm të shtypnim pasi nuk na lejuan. Në këtë proces kur ia dhanë sulmuesit nuk mundëm. Kur Toney gjuajti topin teksa luante nga mesi, ai krijoi probleme”, u shpreh ai pas ndeshjes.

Me humbjen e pësuar sot Man City qëndron në vendin e dytë me 32 pikë, dy më pak se Arsenal (por Topçinjtë kanë një ndeshje më pak të zhvilluar).