Fjalë Kyçe

Guardiola: Pse mendojnë njerëzit që s’jam i lumtur?

Guardiola: Pse mendojnë njerëzit që s’jam i lumtur?

Trajneri Pep Guardiola i ka hedhur poshtë sugjerimet se ai nuk është i lumtur në Manchester City dhe do të largohet nga klubi para se t’i përfundojë kontrata me anglezët.

Kontrata e Pep Guardiolës me Manchester Cityn është e vlefshme deri në vitin 2021, mirëpo ka pasur spekulime gjatë kohës së fundit se ai mund të kthehet te ish-klubi i tij, Bayern Munichu, ose ta marrë një vit pushim, transmeton Gazeta Express.

Manchester City është nëntë pikë prapa liderit Liverpoolit në tabelën e Premierligës, para përballjes të së shtunës me Chelseat dhe pas disfatën në Anfield para së të fillonin ndeshjet e ekipeve kombëtare.

Përkundër kësaj humbjeje, Guardiola thotë se paraqitja në atë ndeshje e dëshmoi se lojtarët kanë ende besim në metodat e tij dhe, përderisa kjo gjë mbetet kështu, ai është rehat në rolin e tij në Etihad.

“Pse mendojnë njerëzit që s’jam i lumtur këtu? Sepse ne humbën në Anfield dhe ne i kemi humbur tri ndeshje këtë sezon? Kjo është një arsye e çuditshme për të thënë se unë nuk jam i lumtur apo i kënaqur që jam këtu”, ka thënë Guardiola.

“Në ndeshjen e sezonit të parë në Anfield, ne e patëm një goditje drejt portës, ndërsa në ndeshjen e fundit i patëm 18 të tilla, më shumë kornera, gjithçka më shumë në stadiumin më të vështirë në botë kundër një rivali të mrekullueshëm. Kjo është puna ime”.

“Unë do të largohem në momentin që e ndiej se skuadra ime nuk po i ndjek udhëzimet për të luajtur në Anfield ashtu si luajtëm. Në atë moment do të them: “Uau, më mungon skuadra ime” dhe pas kësaj do t’i telefonoja shefat dhe t’u thosha “Djema, ndoshta duhet të uleni dhe të mendoni për këtë””.

“Por, unë nuk e kam këtë ndjenjë. Ndoshta ju flisni me lojtarët dhe ata e thonë plotësisht të kundërtën, por unë s’e ndiej ashtu. Nëse nuk është e mjaftueshme, sezoni tjetër do të jetë më i mirë”.

Nëse Guardiola do të qëndrojë deri në fund të kontratës së tij në Manchester Unitedit, ai do t’i bëjë pesë vjet në Emirates – më shumë kohë sesa që kaloi si trajner në Barcelonë dhe në Bayern Munich.