Fjalë Kyçe

Guardiola: S’ka kuptim të luash futboll pa tifozë

Guardiola: S’ka kuptim të luash futboll pa tifozë

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka thënë se parapëlqen që ndeshjet e futbollit të shtyhen sesa të luhen pa praninë e tifozëve.

Pasi i ka parë shumë ndeshjeve nëpër Evropë duke u zhvilluar në stadiume të zbrazëta për shkak të druajtjeve për shpërndarjen e koronavirusit, Guardiola beson se është çështje kohe para se e njëjta gjë të ndodhë edhe në Premierligë, transmeton Gazeta Express.

Trajneri spanjoll theksoi se ai do të udhëzohet nga autoritetet e futbollit sesi të zhvillohen ndeshjet, por parapëlqimi i tij do të ishte shtyrja e tyre.

“A funksionon futbolli pa tifozë?”, tha Guardiola.

“Nëse njerëzit nuk mund të vijnë, atëherë nuk ka kuptim. Ne do ta bëjmë atë që duhet ta bëjmë, por nuk do të më pëlqente të luanim pa tifozë”, shtoi ai.

Një numër i madh i ndeshjeve evropiane do të luhen pa tifozë këtë javë, përfshirë takimet e Ligës së Kampionëve mes Valencia – Atalanta, Paris Saint-Germain – Borussia Dortmund dhe ato në Ligën e Evropës mes Manchester United – Wolves dhe Inter – Getafe.