Fjalë Kyçe

Gucatit e Haradinaj do t’u konfirmohet aktakuza më 11 dhjetor

Gucatit e Haradinaj do t’u konfirmohet aktakuza më 11 dhjetor

Me datën 11 dhjetor do të konfirmohet aktakuza për krerët e OVL-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. Këtë e ka bërë të ditur, ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Klinaku thotë se sipas avokatit të Haradinajt, Bas Martens, me datën 15 dhjetor do të mbahet seanca gjyqësore.

“Në bazë të avokatit të Nasim Haradinajt, Bas Martens, me datën 11 dhjetor 2020 konfirmohet aktakuza, ndërsa me datën 15 dhjetor 2020 do të mbahet seanca gjyqësore”, shkruan Klinaku.

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, është arrestuar nga zyrtarë të Speciales më 25 nëntor, njofton Telegrafi.