Fjalë Kyçe

Guti flet për dallimet mes Messit dhe Ronaldos

Guti flet për dallimet mes Messit dhe Ronaldos

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka më shumë talent sesa Cristiano Ronaldo, por lojtari i Juventusit është më shumë ambicioz, sipas ish mesfushorit të Real Madridit, Jose Maria Guti.

Në futbollin e sotëm ka shumë debate se kush është më i mirë, Messi apo Ronaldo, pasi që të dy këta kanë arritur të fitojnë nga pesë Topa të Artë.

Messi këtë sezon ka shënuar 32 gola në La Liga këtë sezon, ndërsa Ronaldo 19 në Serie A me fanellën e Juventusit.

“Të dy”, është përgjigjur Guti kur i është kërkuar të zgjedh më të mirin mes Messit dhe Ronaldos, përcjell ‘lajmi.net’.

“Është e vërtetë se kohëve të fundit kam zgjedhur Messin, por e vlerësojë lartë atë që ka bërë Ronaldo. Ai është një lojtar i madh”.

“Messi ka më shumë talent, Cristiano është më shumë një golashënues, më ambicioz, një lojtar i vetëpunuar, është e pabesueshme që në epokën e Messit ai ka arritur të fitojë pesë Topa të Artë”.