Borussia Dortmund janë në nxitim. Ekipi gjerman dëshiron të dijë sa më parë qëllimet e Erling Haaland dhe gazeta gjermane, Bild raporton se në javën tjetër do të mbahet takimi i madh mes dy palëve.
Sipas medias gjermane, Borussia Dortmund ka kërkuar një takim me babain e Haaland dhe agjentin e tij, Mino Raiola. Për të zbuluar nëse sulmuesi ka vendosur ta lë Dortmundin dhe të kërkojë aventurë të re.
Haalandit i përfundon kontrata në vitin 2024 dhe klauzola e tij është 75 milionë euro.
Për nënshkrimin e Haaland do të jetë një tjetër luftë mes Barcelonës dhe Real Madridit, por këtë herë jashtë fushave të blerta.
Një gjë është pothuajse e sigurt. Erling Haaland nuk pritet të largohet nga “Signal Iduna Park” në janar, kurse në verë mundësitë për largim janë shumë të mëdha.