Fjalë Kyçe

Haaland shpreson në tripletë këtë sezon

Haaland shpreson në tripletë këtë sezon

Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland thotë se ai do të bëjë gjithçka për të ndihmuar klubin të fitojë tripletën këtë sezon.

City e ka fituar Premier Ligën e këtij sezoni dhe mund ta shtojë këtë nëse mposht Manchester Unitedin në finalen e FA Cup të shtunën dhe Interin në finalen e Ligës së Kampionëve më 10 qershor.

United fitoi secilin prej këtyre trofeve në vitin 1999 dhe është i vetmi klub anglez që ka bërë një tripletë të tillë

“Do të ishte e pabesueshme ta bësh këtë histori”, tha 22-vjeçari Haaland.

Pavarësisht dominimit të Cityt në Angli, ata ende nuk e kanë fituar Ligën e Kampionëve dhe Haaland shpreson se ai mund të jetë pjesa që mungon për të siguruar suksesin në turneun më të madh të futbollit evropian.

“Kjo është arsyeja pse ata më blenë sigurisht, për ta marrë këtë, ne nuk duhet ta fshehim atë Do të thotë gjithçka. Unë do të bëj gjithçka që mundem për ta realizuar atë. Është ëndrra ime më e madhe dhe shpresoj që ëndrrat të bëhen realitet”, tha Haaland për BBC.