Fjalë Kyçe

Hadërgjonaj: Kur luajmë kështu të bashkuar, nuk thyhemi kurrë

Hadërgjonaj: Kur luajmë kështu të bashkuar, nuk thyhemi kurrë

Futbollsiti kosovar Florent Hadërgjonaj pas ndeshjes me Greqinë që lujatën mbrëmë.

Hadërgjonaj përmes një shkrimi  në “Facebook”, ka thënë se “kur luajmë të bashkuar, nuk thyhemi kurrë.”

“Kur luajmë kështu të bashkuar, nuk thyhemi kurrë. Të dua Kosova ime”, ka shkruar ai në Facebook.

Kujtojmë, që Kosova ka marr barazim në Athinë kundër Greqisë, duke e mbyllur takimin me rezultat 0-0. Ndeshja e vlefshme për grupin 3 në Ligën C, e shfaqi një Kosovës të disiplinuar në mbrojtje dhe të shpejtë disa herë në kundërsulme. Minutat e para të ndeshjes ishin të qeta, duke bërë që të dyja ekipet të provonin forcën e secilit.

Rasti e parë në ndeshje e kishte Dimitrios Liminos, por Aro Muric ishte në vend. Në minutën e 17-të të ndeshjes, Herolind Shala prek në zonë një sulmues të Greqisë, ndërsa gjyqtari akordoi penallti të lehtë.

Kosova pati një rast të mirë në minutën e 37-të kur në kundërsulm, Lirim Kastrati nuk goditi në fund dhe humbi rastin duke tentuar asistimin për Benjamin Kolollin.