Fjalë Kyçe

Hadërgjonaj me mesazh motivues: Jemi gati për të dhënë gjithçka nga vetja për Kosovën

Hadërgjonaj me mesazh motivues: Jemi gati për të dhënë gjithçka nga vetja për Kosovën

Ka filluar numërimi mbrapsht për ndeshjen historike të Kosovës kundër Maqedonisë së Veriut, dhe rrjedhimisht emocionet sa vijnë e rriten më shumë.

Përveç tifozëve, edhe lojtarët do të kenë një peshë të madhe nga emocionet, pasi si për ta, është hera e parë që kanë mundësi ta kualifikojnë Kombëtaren e Kosovës në një turne madhor (Evropian) brenda pak këtyre viteve që nga anëtarësimi në organizatat më të mëdha të futbollit.

Njëri nga ta është edhe mbrojtësi Florent Hadërgjonaj, i cili përmes një postimi në Facebook ka treguar se është mëse gati për sfidën e së enjtes.

”Jemi gati për të dhënë gjithçka nga vetja për Kosovën”, ka shkruar mbrojtësi i Kasimpasa.

Kosova luan me Maqedoninë e Veriut të enjten me fillim nga ora 20:45, në kuadër të play-off të Ligës së Kombeve.

https://www.facebook.com/florenthadergjonaj33/posts/3423759897715428