Fjalë Kyçe

Hadërgjonaj në lot flet pas ndeshjes

Hadërgjonaj në lot flet pas ndeshjes

Përfaqësuesja e Kosovës e ka mbyllur rrugëtimin drejt kualifikimit në Kampionatin Evropian “Euro 2020” pas humbjes së sotme në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve.

Mbrojtësi Florent Hadërgjonaj pas ndeshjes për SuperSport Digitalb ka deklaruar se më mirë për të do të ishte mos të shënonte gol dhe të fitonte Kosova.

“Shumë vështirë me gjet fjalë, pas kësaj ndeshje, për mua më mirë do të ishte mos të shënoja, dhe të fitonte ekipi. Ne ishim të përgatitur për të shkuar në finale, çfarë shanse kishim në minutat e fundit të ndeshjes. Duhet të presim pak dhe të flasim për gabimet. Ka qenë ëndërr e madhe të shkonim në Evropian por fatkeqësisht na iku kjo shans”.

Skuadra që drejtohet nga Bernard Challandes është mposhtur me rezultat të ngushtë, 2:1.Autogoli i Benjamin Kolollit (’16) dhe Velkovski (’33) ishin realizatorët për Maqedoninë e Veriut sonte.

Ndërkaq, golin e vetëm dhe të nderit për Kosovën e shënoi Florent Hadërgjonaj në minutën e 29-të.Vlen të përmendet se Kosova i humbi edhe dy raste të mira për gol në minutat shtesë të kohës së rregulltë.Ndryshe, në finalen e Ligës së Kombeve, Maqedonia e Veriut do të përballet me Gjeorgjinë në Tbilisi më 12 nëntor.