Komisionari për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn ka komentuar takimin e sotëm me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ai ka shkruar në Twitter se shpreson të punojë për të përparuar edhe më shumë rrugën evropiane të Kosovës.
“Vizita e parë e vitit 2019 në rajon: Prishtina e bardhë. Pata një diskutim të mirë dhe të hapur me kryeministrin Haradinaj dhe ministrat. Po shikojmë mundësitë të punojmë ngushtë këtë vit për të gjitha çështjet e hapura, në mënyrë që Kosova të mund të përparojë në rrugën e saj evropiane”, ka shkruar Hahn.