Komisioneri i BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn, gjatë ditës së sotme ka takuar presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, i cili po merr pjesë në Forumin Botëror të Ekonomisë në Davos të Zvicrës ka takuar presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, transmeton lajmi.net.
Në këtë takim është diskutuar për dialogun dhe për taksën që ka vendosur Kosova ndaj mallrave të Serbisë dhe të Bosnje e Hercegovinës.
Sipas komisionerit Hahn, si Thaçi ashtu edhe Vuçiq, e dinë se zgjidhja është e nevojshme.
“Kam parashtruar një propozim në të cilin do të trajtojmë të gjitha çështjet relevante tregtare në lidhje me Serbinë dhe Kosovën. Jam gati të drejtoj një intervistë të tillë”, është shprehur Hahn, duke shtuar se pret reagimin pozitiv të presidentit serb Vuçiq dhe atij kosovar, Thaçi.
Sipas tij, kjo do të nënkuptoj edhe vazhdimin e dialogut.
Në një intervistë për “N1.hr”, transmeton lajmi.net, Hahn ka thënë se gjatë takimit me Thaçin dhe Vuçiqin, që të dy e dinë se zgjidhja është shumë e nevojshme.
“Të dy e kuptojnë propozimin tim, edhe një herë i kam diskutuar në detaje me propozimin dhe në ditët e ardhshme pres përgjigjen e tyre pozitive. Ata e kuptojnë se Kosova dhe Serbia duhet patjetër të ulen për ta thirrur këtë tregti, ata i quajnë irritime, thjesht të shoqëruara, se ky është kusht themelor për vazhdimin e bisedimeve konkrete dhe dialogun konkret”, tha Hahn.
Sipas komisionerit Hahn nëse gjendet një zgjidhje dhe të vazhdohet dialogu atëherë siç u shpreh ai, dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë mund të vazhdojë deri në fund të vitit.
“Për të shkurtuar historinë, jam i bindur se mund ta trajtojmë këtë problem dhe supozoj se dialogu midis Serbisë dhe Kosovës mund të vazhdojë deri në fund të vitit”, deklaroi Hahn.
Duke folur për rajonin, ai thotë se marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës kanë përparuar dhe se ka pasur ngjarje në javët e fundit, të cilat në të kaluarën siç tha ai, veprimet e tilla kanë çuar në arritjen e armëve të njëri-tjetrit.
“Sot, presidentët e këtyre vendeve arrijnë të bisedojnë dhe të telefonojnë njëri-tjetrin”, theksoi Hahn.
Sipas tij, këto janë disa lëvizje pozitive nëse shikohet një periudhë më e gjatë kohore.
“Natyrisht, në ndërkohë dhe nga njëra anë dhe nga ana tjetër ka hapa prapa, por nuk duhet të lejojmë që të na dekurajojë. Vendimi i Kosovës për taksën është një hap i tillë prapa, dhe tani duhet të kërkohet një zgjidhje”, theksoi Hahn.
Në këtë intervistë Hahn ka folur edhe për kushtet e BE-së për anëtarësim, sipas tij, kriteret tashmë janë të qarta.
Çdo shtet që synon të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian, Hahn thotë se duhet të ketë qartë që të luftojnë konfliktet fqinjësore, ta luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin.