Dy të mitur kanë raportuar policinë në Prishtinë se dy persona të panjohur të veshur me rroba të zeza dhe maska nën kërcënimin e armës – thikës, iu kanë grabitur celularët dhe më pas janë larguar në drejtim të panjohur.
Nuk raportohet për te lënduar, përderisa rasti është duke u hetuar nga njësitet policore, thuhet në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës.