Fjalë Kyçe

Hajnat e plaçkitin dhe e rrahin të moshuarën 77-vjeçare

Hajnat e plaçkitin dhe e rrahin të moshuarën 77-vjeçare

Lihe Muratit në Fushë Kosovë në orët e para të së premtes i hynë hajnat.

Ndaj 77 vjeçares tre personat e maskuar kishin ushtruar edhe dhunë, duke e lënduar në kokë dhe në duar, njofton Klan Kosova.

Ata morën në shtëpinë e të moshuarës 32 euro, dy telefona dhe stoli.

Policia është duke e hetuar rastin, kurse një patrullë qëndroi gjatë ditës në lagjen ku gjendet shtëpia, për të mbledhur informacione.