Fjalë Kyçe

Hajnat i hyjnë në banesë një prokurori të shtetit, i vjedhin portofolin

Hajnat i hyjnë në banesë një prokurori të shtetit, i vjedhin portofolin

Një prokuror i shtetit ka njoftuar se në banesën e tij kanë hyrë persona të panjohur dhe i kanë vjedhur portofolin dhe dokumentet personale.

Policia e Kosovës tregon se akoma nuk ka të arrestuar dhe rasti ka shkuar në hetime.

“VJEDHJE Rr. Bardhyl Qaushi, Prishtinë 25.01.2024 – 17:30-21:00. Ankuesi mashkull kosovar (prokuror i shtetit) ka njoftuar policinë se nga persona të panjohur në korridorin brenda banesës së tij i është vjedhur portofoli me dokumente personale dhe dy palë çelësa të banesës. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e PK-së.