Fjalë Kyçe

Hajnat në Prishtinë thyejnë derën e lokalit me shqelma: Pronari publikon pamjet kur ata vjedhin të gjitha paratë

Hajnat në Prishtinë thyejnë derën e lokalit me shqelma: Pronari publikon pamjet kur ata vjedhin të gjitha paratë

Dy persona kanë thyer me 20 tetor një zyre në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë. Pronari ka publikuar edhe pamje nga momenti i vjedhjes së parave dhe thyerjes së lokalit.

Në grupin “Network Prishtina”, pronari i një lokali ka publikuar fotografi dhe video të dy personave duke kryer vjedhje në një zyre.

Sipas pamjeve të kapura nga kamera por edhe nga dëshmia e pronarit, shihet se dy persona të maskuar thyejnë derën e zyres dhe më pas vjedhin të gjitha paratë që kanë qenë aty.

Pronari ka kërkuar që dikush të identifikojë personat të cilët kanë kryer vjedhjen dhe ka premtuar se nuk do të zbulohet identiteti i atyre që zbulojnë emrat.

Vjedhja pra ka ndodhur 3 ditë më herët në rrugën “Ilir Konushevci” në kryeqytet.

Kujtojmë që javëve të fundit janë shtuar shumë vjedhjet në kryeqytet, derisa edhe Policia e Kosovës ka intervenuar në shumë raste.

Nuk dihet nëse për këtë rast është lajmëruar Policia.