Fjalë Kyçe

Haki Abazi: Kjo është kapja e shtetit

Haki Abazi: Kjo është kapja e shtetit

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila i dha të drejtë dekretit të presidentit për ta formuar qeverinë e re.

Abazi përmes profilit të tij në Facebook, ka deklaruar se kjo është kapja e shtetit.Gjykata Kushtetuese e ka shpallur aktgjykimin rreth dekretit të presidentit të vendit Hashim Thaçi, përmes së cilit ky i fundit mandatoi për kryeministër Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës.Sipas këtij aktgjykimi, Gjykata Kushtetuese ka vendosur në favor të presidentit Thaçi në të gjitha çështjet e ngritura nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Gjykata ka vendosur që Dekreti i kontestuar i Presidentit është në përputhshmëri me paragrafin 2 të nenit 82 [Shpërndarja e Kuvendit] të Kushtetutës, duke konstatuar rrjedhimisht, që votimi i suksesshëm i një mocioni mosbesimi të Kuvendit ndaj Qeverisë, nuk rezulton në shpërndarjen e detyrueshme të Kuvendit dhe mundëson formimin e një Qeverie të re”, thuhet në aktgjykimin e Kushtetueses.