Fjalë Kyçe

Haki Rugovës i caktohen 48 orë burg – dyshohet për falsifikim dokumentesh

Haki Rugovës i caktohen 48 orë burg – dyshohet për falsifikim dokumentesh

Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova si dhe një zyrtar tjetër i kësaj komune janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Të njëjtit, dyshohen për veprën penale ‘keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’, ‘konflikti i interesit’ dhe ‘falsifikimi i dokumentit zyrtar’.

Në lidhje me rastin është deklaruar edhe zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

“Mund të konfirmojmë se hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) më, 09.10.2020 kanë intervistuar tre persona në cilësinë e të dyshuarve, nën dyshimin e kryerjes së veprave penale: ‘keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’, ‘konflikti i interesit’ dhe ‘falsifikimi i dokumentit zyrtar’”, thuhet në njoftim.

Të dyshuarit, pas intervistimit me vendim Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Themelore në Pejë, ju është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.