Lojtari i PSG-së, Achraf Hakimi, ka thënë se nuk e vë në dyshim kur Lionel Messit nuk ia pason atij topin apo nëse vazhdon i vetëm, pasi që kjo ndodh kur argjentinase sheh një opsion më të mirë.
“Kur unë i them Leos të ma gjuaj topin dhe ai nuk e bën atë, është sepse ai ka parë se ka një lojtar tjetër tek i cili është shansi më i mirë për gol. Ky nuk është problem. Kështu ai bëri sot pasimin për Neymar dhe ne morëm tre pikët”, tha Hakimi pas fitores 1-0 ndaj Brestit.
Lojtarët e sulmit të Paris Saint-Germain, në veçanti Kylian Mbappe – janë kritikuar kohët e fundit për mungesë bashkëpunimi, por lojtarët vazhdojnë të thonë në intervista se gjithçka është në rregull mes tyre, raporton Goal,