Humanisti, Halil Kastrati ka rrëfyer sfidat që ka pasur me shëndetin, ai dhe bashkëshortja e tij.
Kastrati ka thënë se bashkëshorten e ka pasur pa vetëdije, dhe me oksigjen prej Covidit, por kur ai pothuajse u dorëzuar, erdhi mrekullia e Zotit dhe bashkëshortja i shpëtoi.
“Unë kam pasë dy sfida, e para ka qenë e bashkëshortes sime, që mendoi se ka qenë shumë më serioze ka qenë pa vetëdije, dhe me oksigjen Covid, dhe në intensivë dy javë, por ndoshta në momentin kur unë u mbështeta për muri dhe humba shpresat, erdhi mrekullia nga Zoti, edhe shpëtoi”
“Ndërsa unë e kam pasur një problem të hershëm gjatë qëndrimit tim ne Itali e kam pasë një intervenim atje, dhe pasë 15 viteve tash nga operimi që jam bërë atje një rrjetë e vendosur në stomak është mbledh dhe filloi infektimi i organeve të barkut, dhe kjo kaloi me sukses”, deklaroi Kastrati në Kanal10.