Fjalë Kyçe

Halimi largohet nga ekipi ukrainas

Halimi largohet nga ekipi ukrainas

Portieri i Kosovës, Betim Halimi, më nuk do të jetë pjesë e skuadrës nga Ukraina, Olympic Donetsk.

Këtë e ka bërë të ditur vet Halimi nëpërmjet një postimi në “Facebook” se po largohet nga ekipi ukrainas, në të cilin i kaloi dy vite e gjysmë.

“Faleminderit Olympic Donetsk për këto dy vite e gjysmë, ishte kënaqësi dhe privilegj që t’i kaloj këto vite në këtë ekip me njerëz fantastik”, ka shkruar Halimi.

Halimi 25-vjeçar është larguar para kohe nga Olympicu, ekip me të cilin kishte kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm. Ai te kjo skuadër u transferua në fillim të vitit 2019 nga JK Trans Narva kurse sezonin e fundi, ka regjistruar nëntë paraqitje në të gjitha garat.