Fjalë Kyçe

Haliti jep lajmin e mirë nga komuna e Vitisë

Haliti jep lajmin e mirë nga komuna e Vitisë

Ishte komuna e parë e prekur me COVID-19, por tash e 20 ditë komuna e Vitisë nuk ka asnjë rast të ri.

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, në një lidhje direkte për Gazetën Express tha se të gjithë që kanë qenë të infektuar me COVID-19, janë të shëruar.

Ai ka shtuar se qytetarët kanë respektuar masat e rekomanduara nga institucionet e kjo ka ndikuar që mos të ketë më të infektuar.

“Jemi të qetë si komunë tash e 20 ditë nuk kemi raste. Kemi pasur testime, por kanë rezultuar negativ. Të gjithë që kanë qenë të infektuar me COVID-19 janë të shëruar”.