Fjalë Kyçe

Hamsik-u i Napolit ka një mesazh për Liverpoolin

Hamsik-u i Napolit ka një mesazh për Liverpoolin

Kapiteni i Napolit, Marek Hamsik, është shprehur shumë i lumtur me fitoren kundër Frosinone, transmeton Gazeta Alo.

“Napolitanët” mundën Frosinone, me rezultat të thellë prej 4-0, duke “blinduar” pozitën e dytë, dhe duke mbetur akoma në garë për Scudetto.

Hamsik tha është i lumtur më trepikëshin e fituar, por sipas tij, Napoli tani duhet të mendoj për përballjen me Liveprpoolin në Ligën e Kampionëve.

“Ishte e rëndësishme për të fituar, sepse dy javë më parë ne nuk fituam para tifozëve tanë kundër Chievo”, tha ai.

“Unë jam i lumtur për tri pikë kundër Frosinone, kjo ishte mënyra më e mirë para ndeshjes së rëndësishme siç është ajo me Liverpoolin”.

“Na pret një ndeshje e vështirë kundër Liverpoolit. Duhet të bëjmë më të mirën për arritur të suksesi”, theksoi sllovaku. /Gazeta Alo/