Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza mbajti tubim me qytetarët e komunës së Kamenicës.
Rreth këtij aktiviteti, detaje ka dhënë gazetarja Arbëresha Uka.
“Hamza u zotua se autostrada e Gjilanit do të ndërtohet dhe jo vetëm në Gjilan por deri tek Dheu i Bardhë. Pos saj, ai tha që do të ndërtohet edhe një zonë ekonomike te Dheu i Bardhë në mënyrë që do të fuqizohen dhe do t’u lehtësohet qasja bizneseve të Kamenicës, Gjilanit, pra Anamoravës që të ndërlidhet edhe me Luginën e Preshevës. Njëherësh, ai tha se është paraparë që për shkak të resurseve që ka ky qytet të ndërtohen ujëmbledhës dhe diga të ujit”, tha Uka.
Në Kamenicë, Hamza po ashtu kërkoi mbështetjen e qytetarëve, teksa pretendoi se në zgjedhjet lokale që do mbahen në fund të këtij viti, kjo komunë do të udhëhiqet nga PDK-ja.